Luiz Ejlli shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP, shkon drejt fitores

Luiz Ejlli shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP, shkon drejt fitores

April 23, 2023 0

Finalisti i parë i këtij edicioni BBV është shpallur Luiz Ejlli, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një televotim të mbajtur gjatë mbrëmjes së sotme, publiku ka votuar për të shpallur finalistin e parë.

I përlotur ai është shprehur se do ishte shumë i lumtur nëse babai i tij do të ishte gjallë për t’i thënë se ja arriti.