Luiz Ejlli zbulon çiftin e preferuar në Big Brother VIP 3: Këta që qajnë e duan njëri-tjetrin…
April 9, 2024Këngëtari shkodran Luiz Ejlli së fundmi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një bisedë me gjyshen e bashkëshortes së tij Kiara Tito, Leta.
Dyshja kanë komentuar eleminimin e Ilnisa Agollit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, teksa Leta e mërzitur me Meritonin tha se banori filloi të qante pas daljes së partneres së tij nga shtëpia.
“Të hapej ndonjë ‘Big Brother’ për moshën tonë çdo do t’iu bëja unë atyre. Do të ia vija flakën “TOP-it” ore jo si ju”– tha gjyshja e Kiarës duke bërë që moderatorja dhe Luizi të shpërthejnë në të qeshura.
Kjo është hera e parë që Luizi ka komentuar ndonjë banorë të sezonit të tretë të “BBVIP” në rrjetet sociale, dhe mesa duket çifti kanë qenë lojtarët e preferuar të këngëtarit.
Biseda:
Luizi: O Leta
Leta: Po
Luizi: Kush qau?
Leta: Meritoni me Ilnisën
Luizi: Po pse?
Leta: Po iku pra doli. E ndanë çiftin këta
Luizi: Unë nuk kam qarë kur ka dalë Kiara
Leta: Jo nuk ke qarë fare për zoti, mos e thuaj
Luizi: Po pra nuk kam qarë thashë, do të thotë që nuk e dua
Leta: Jo se nuk e do mos e thuaj
Luizi: Po këto që qanë nuk e duan njëri-tjetrin?
Leta: Mbase e donë, mbase jo. Të hapej ndonjë “Big Brother” për moshën tonë çdo do t’iu bëja unë atyre. Do të ia vija flakën “TOP-it” ore jo si ju (Kiara dhe Luizi shpërthejnë në të qeshura).
revista.one/