Luizi bisedon me Kristin: Oltën e vret qetësia ime
March 28, 2023Kristi dhe Luizi kanë biseduar së bashku në oborr mëngjesin e sotëm.
Strategjia e Luizit këto ditë ka qenë “qetësia”.
Ai ka thënë se po i pëlqen kjo lloj loje që po bën, pasi për sa kohë ai nuk krijon situata në shtëpi, edhe banorët e tjerë nuk kanë çfarë të bëjnë.
Sipas tij kjo qetësi i “shkatërron” banorët, sepse janë gjithë kohën në pritje të asaj që mund të ndodhë.
Ndërkohë, në një bisedë me Jorin, Luizi e ka këshilluar atë në raport me qëndrimin e saj me Oltën.
Ai i ka thëne asaj të ndryshojë dhe mos të bëhet personi me të cilin Olta kalon kohën.
Sipas tij Olta do një person që ta përdorë e më pas ta hedhë, për këtë arsye gjithë banorët i janë larguar.