Luizi dhe Kiara të pandarë! Krahë për krahë njëri-tjetrit me një veshje elegante
August 6, 2024Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmjen e djeshme u shfaqën në një festë për të cilën nuk dhanë detaje dhe e mbajtën private.
Ajo çfarë ra në sy tek çifti ishte veshja e tyre. Të dy personazhet pozuan në krahë të njëri tjetrit me nje veshje mjaft elegante. Kiara shihej me një fustan blu në dukje saten, me pika të bardha të cilin e kishte kombinuar me një pale taka ngjyre rozë që i shkonin me cantën, flokët moderatorja i kishte të kapura topuz. Ndërsa Luizi, fituesi i ediciont të dytë të Big-Brother Vip kishte veshur një kostum bezhë të shoqëruar më këpucë të së njëjtës ngjyrë dhe një këmishë të bardhë.
Në postimin e hedhur në Instagram, Kiara shkruan: Prindërit e Lunës.” Nuk munguan komentet e fansave të tyre që i komplimentonin për dukjen dhe më gjerë.
revista.one/