Luizi ia thotë troç Nitës: Me zemër dua Kristin, në finale më duhesh ti

Luizi ia thotë troç Nitës: Me zemër dua Kristin, në finale më duhesh ti

April 28, 2023 0

Vëllai i Madh i vuri banorët sërish përballë një sfide rezistence. Ata duhet të rrinin të përqafuar dyshe dyshe, mbi disa platforma që ishin vendosur në oborr.

Nëse ata do të rezistonin të rrinin të përqafuar për tre orë të gjithë bashkë, do kishin një party nga “Moloko”.

Për çiftin që do rezistoi më gjatë duke përqafuar njëri-tjetrin, do marri 3 mijë euro shpërblim nga “Moloko”.

Në një vazo ku ndodheshin disa gogla me numra, secili banor duhet të zgjidhte njërin prej tyre dhe dy numrat e njëjtë do çiftoheshin bashkë.

Pas leximit të zarfit dhe ndarjes në çifte banorët hipën mbi plaftormë dhe nisën lojën të gjithë së bashku.

Luizi u përqafua me Nitën, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin. Teksa po qëndronin të përqafuar Luizi i tha Nitës se ai me zemër do Kristin, por në lojë i duhet ajo për finale.

Sipas Nitës, Luizi e ka më të lehtë fitoren nëse ka Kristin në finalë dhe se e ka më të vështirë nëse del “kokë më kokë” me të.

Këtë gjë në fakt ajo e ka përmendur edhe më herët gjatë ditës, duke thënë se përballë Luizit, ajo ka potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh.

“Më zhgënjeve”/ Luizi-Nitës pas debateve: Kaq e pate?

Debati i “ekzagjeruar” që Nita pati me Kristin, shtyu disa prej banorëve të mendonin se ishte për lojë.

Dy prej tyre ishin Qetsori dhe Luizi. Ky i fundit madje i tha Nitës se e kishte paralajmëruar që ajo nuk do e shtynte dot lojën.

Duke folur me ironi, Luizi u shpreh se Nita nuk e mbajti dot lojën deri pasdite, por u dorëzua shpejt.

Nga ana tjetër gjatë një bisede mes Efit, Luizit, Deas dhe Kristit, ky i fundit u shpreh se ata do vuajnë shumë nëse ai shpallet finalisti i katërt.

E shtuna do vulosë përfundimisht se cili mes Kristit, Qetsorit dhe Nitës do shpallet finalisti i katërt.

“Ma keni frikën në finale”/ Nita diskuton me Luizin

Kjo javë ka qenë e shoqëruar me debate të shumta mes banorëve, ku përqindjen më të madhe të vëmendjes në 24 orët e fundit e ka marrë Nita.

Kjo pas debatit që ajo pati me Kristin, ku u përfshi e gjithë shtëpia. Ditën e sotme, Nita u kthye sërish në faktor, duke vijuar debatet që pati me banorët.

Në një bisedë me Luizin, ajo u shpreh se ai dhe banorët e tjerë kanë frikë prej saj, nëse ajo shkon në finale.

Sipas Luizit, Nita u kujtua shumë vonë të luajë dhe sipas tij, ajo debaton në mëngjes dhe në darkë përqafohet e puthet po me të njëjtët persona.

revista.one/