Luizi largohet nga shtëpia e Big Brother: Më falni nëse ju kam mërzitur
February 11, 2026Banorët zbuluan rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit. Pas kësaj, Luizi la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5, pas tre ditësh qëndrimi si “mysafir”.
Ai gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:
“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të më fitoj më i miri. I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni. E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, i tha Luizi banorëve përpara se të dilte.
Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.
Luizi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton Big Brother-in, duke iu përgjigjur: “Artan Kola”.
Fituesi i Big Brother VIP 2 gjithashtu prezantoi dhe këngën e tij më të re “Më Merr”, që është gjithashtu edhe kolona zanore e filmit të tij dhe Kiarës, “Loja e Fundit”.
revista.one/


