Luizi: Olta është “e keqja që më duhet” në Big Brother
January 20, 2023Olta dhe Luizi janë rivalë në Big Brother, që shpesh janë përplasur, por edhe kanë hedhur thumba pafund për njëri-tjetrin.
Publiku i sheh si dy konkurrentët si lojtarët kryesorë të spektaklit, ndërsa vetë Luizi është i bindur se Olta është thjesht personi që do ta çojë drejt finales, për të fituar më pas ai vetë titullin e madh.
Teksa bisedonte me Efin, kjo e fundit iu shpreh Luizit se Olta nuk ka argumenta kur përballet me të tjerët. Këngëtari nga ana tjetër e quajti Oltën “të keqen që i leverdis” në këtë shtëpi.
“Olta për mua është e keqja që më duhet në këtë shtëpi. Është e keqja e të gjithëve, por mua më leverdis. Nuk e kam frikë Oltën, kurdo që të vijë dita. Se njerëzit shohin, nuk janë budallenj…”
“Olta nuk di të argumentojë fare. Ajo vetëm ty të ka përdorur për çdo të keqe që ka bërë.”- i tha Efi.
Ndërsa Olta ka vendosur të mos bëjë gati as valixhet megjithëse është në nominim, pasi shprehet se s’do të dalë nga shtëpia pasi është “Prima Donna”.
revista.one/