Luizi shpërthen në lot për largimin e Efit, e qetëson Valbona

Luizi shpërthen në lot për largimin e Efit, e qetëson Valbona

February 5, 2023 0

Këngëtari Luiz Ejlli është shfaqur i pikëlluar për largimin e Efit nga Big Brother.

I konsideruar si një lojtarë i fortë brenda shtëpisë së famshme, ai krahas një historie dashurie që ka krijuar me moderatoren Kiara Tito, lidhi edhe një shoqëri me banoren tjetër, Efi Dhedhes.

Dyshja dolën hapur në përkrahje të njëri-tjetrit, megjithatë rrugëtimi i Efit u ndërpre mbrëmë pas një nominimi dhe që u zhvillua gjatë spektralit që solli eliminimin e saj.

Teksa u përqafu me të, Luizi i premtoi Efit që ‘do të marr hak’ për të, ndërkohë sot (e shtunë) ai është parë sërish i mërzitur për largimin e saj.

Këngëtari nisi ditën në oborrin e shtëpisë teksa pranë tij ndodhej edhe artistja e njohur, Valbona Mema.

Të dy diskutuan për largimin e Efit ndërsa në një moment edhe u përlotën teksa flisnin për të.

Aktualisht po vazhdojnë garën 11 banorë, teksa përflitet që në ditët në vazhdim do të ketë hyrje të reja.

revista.one/