Luizi zbulon çfarë do bëjë nëse fiton Big Brother! Ja ëndrra e tij

Luizi zbulon çfarë do bëjë nëse fiton Big Brother! Ja ëndrra e tij

April 28, 2023 0

Teksa finalja është më pranë se kurrë, të gjithë banorët e BBV kanë shprehur dëshirat e tyre se çfarë do bëjnë me çmimin e madh.  Por Luizi paska një ëndërr paksa të pazakontë.

Luizi i ka treguar Kristit se ka pasur gjithmonë ëndër të ketë një kopsht fëmijësh.

“E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre”, ka treguar Luizi.

revista.one/