“Ma shpërfytyruat këngën…”, kompozitori ankohet për Elsa Lilën dhe Capital T, kritika dhe nga autorë të tjerë

“Ma shpërfytyruat këngën…”, kompozitori ankohet për Elsa Lilën dhe Capital T, kritika dhe nga autorë të tjerë

December 22, 2022 0

Kompozitori Valentin Veizi kundërshton mënyrën e interpretimit të këngës “Pyes lotin” në natën e tretë të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ja reagimi i plotë:

MOS MA BENI PIS KENGEN !

“Sot kam marre shume mesazhe e telefonata nga shoke e miq, dashamires e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge ,por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit .
se dyti :Ti (kushdo)mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh ,shperfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shemtuar!”

Reagimi duket i papritur pasi këngën ” Pyes lotin”, e ka kënduar Elsa Lila kur ishte në klasën e tetë dhe ishte zëri i saj që e bëri të famshme këtë muzikë.

Nata e tretë e festivalit të 61-të të Këngës në RTSH, e konceptuar si një mbrëmje ku në skenë vijnë këngët që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite, ka shkaktuar polemika të shumta në publik.

Pas kompozitorit të këngës “Pyes lotin”, ka reaguar edhe Luan Rama.

Sipas tij, organizatorët teksa kanë rikthyer këngët në skenë me këngëtarët që i kanë kënduar, nuk përmendin emrat e autorëve dhe të kompozitorëve.

“Më bëri përshtypje një “harresë” e shëmtuar e organizatorëve, të cilët, për një pjesë të këngëve, nuk i përmendën as kompozitorët dhe as poetët e këngëve të përzgjedhura.

Shumë bukur për shembull që ndër këngët e zgjedhura ishte edhe kënga “Ne jemi tre” e kënduar nga Qemal Kërtusha. Shumë mirë që u kujtua me nderim edhe këngëtari aq i njohur për zërin melodioz dhe aq të veçantë. Po përse nuk iu tha publikut që atë këngë e ka kompozuar kompozitori ynë i madh Agim Krajka mbi poezinë e Haxhi Ramës dhe të Koçi Petritit?!

Po kështu, prania dhe interpretimi i Luan Zhegut i bëri një nder të veçantë festivalit dhe risjella e këngës “ A do vish?” jo rastësisht ndezi të gjithë sallën, po përse nuk iu tha publikut që tekstin e kësaj kënge e ka bërë një prej poetëve më të pranishëm në festivalet tona, Agim Doçi dhe muzikën aq të bukur e ka kompozuar Osman Mula?!” shkruan ndër të tjera Luan Rama.

revista.one/