Magjistari me ngjyrat e ylberit në librin e Gjuhës Shqipe, Rita Petro: Ka 8 vjet që ribotohet
September 6, 2024Rita Petro, njëkohësisht bashkautorë e Gjuhës Shqipe për klasën e tretë të Arsimit Fillor, ka reaguar për Report Tv në lidhje me debatin në mediat sociale për kopertinën e librit ku shfaqet një magjistar me ngjyrat e ylberit.
Pronarja e shtëpisë botuese ‘Albas’ thotë se teksti ka 8 vite që ribotohet dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar. Sipas shkrimtares, figura e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), ka lidhje me një poezi ku fëmija i lutet magjistarëve të të gjithë e botës t’i falin një shkop magjik.
Ndër të tjera, nënvizon shkrimtarja mendjet paranojake duan t’i japin një drejtim tjetër që është prirje diskriminuese e kohëve të fundit ndaj komunitetit LGBT.
‘Një situatë vërtet tragjikomike. Teksti ka 8 vjet që ribotohet dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar. Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave.
Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës duke i shpjeguar fëmijëve se jemi të gjithë të bukur dhe ndarja në raca s’ka kuptim. Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi ku fëmija i lutet magjistarëve të të gjithë e botës t’i falin një shkop magjik.
Mendjet paranojake duan t’i japin një drejtim tjetër që është prirje diskriminuese e kohëve të fundit ndaj komunitetit LGBT. Ngado që ta interpretosh, sa më shumë përhapet në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellon krizën që po kalojmë si shoqëri dhe që dëmton shëndetin mendor të fëmijëve.’- u shpreh Rita Petro.