Mahmood merr vëmendje me këtë veshje në skenën e “Sunny Hill Festival”
August 7, 2022Ylli botëror Mahmood mori vëmendje në Sunny Hill me veshjen që përzgjodhi, bluzen transparente të zezë duke vënë kështu në pah fizikun e formësuar.
“Si një ëndërr. Faleminderit Sunny Hill, Dua Lipa, Dukagjin Lipa”, ka shkruar ai.
Performanca e Mahmood u prit jashtëzakonisht mirë edhe nga publiku shqiptar, të cilin e kanë brohoritur gjatë gjithë kohës.
Përpara koncertit, ai mbajti një konferencë për media ku është shprehur i lumtur se do të jetë i pranishëm në një festival kaq prestigjioz.
Ai theksoi se me paraqitjen në “Sunny Hill” synon që ta rrisë muzikën e tij në tregun ndërkombëtar.
revista.one/