Maja tregon dasmat: “Më merrnin lekët që më hidhnin”, Gena: “Më hodhën 8 mijë euro false”

Maja tregon dasmat: “Më merrnin lekët që më hidhnin”, Gena: “Më hodhën 8 mijë euro false”

March 30, 2022 0

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maja ka treguar se në cdo dasëm që shkon, vendos paraprakisht një cmim për pagesën që kërkon.

Ajo zbuloi në “Shqipëria Live” se çfarë i ka ndodhur në një dasëm, kur vendosën që paratë që do ia hidhnin asaj, ishin për të ndërsa paratë e çiftit nuk do i prekte orkestra.

Në fakt, i ndodhi që të gjitha paratë vinin i merrnin fëmijët për t’ia çuar çiftin dhe vendosi të mos bëjë asnjëherë marrëveshje të këtij lloji.

“Në një dasëm thonë ato që do të hedhin ty, do i marrësh ti. Ato tjerët i merr çifti. Sa hidheshin lekët, vinin kalamjat i merrnin lekët.

Më thirrën në tavolinë dhe po këndoja, hodhi paratë djali i tezes së dhëndrit dhe sërish erdhën kalamajt për të marrë lekët prap. Tha ai merri se janë të tuat. Që atëherë nuk bëj marrëveshje të tilla se nuk do zihemi”, tha Maja.

Ndlrsa Këngëtari Gena që ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, kur foli për traditat në dasmat shqiptare, duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti. Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë.

Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari.

Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?

Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.

revista.one/