Makina e mallkuar e aksidntit në Vlorë! Ky është audi luksoz me të cilin udhëtonin tre të rinjtë
June 25, 2021Igli Madani raportohet se ka qenë shoferi i mjetit Audi që shkaktoi aksidentin tragjik sot në autostradën e Vlorës. Në rrjetet sociale janë dhe foto e mjetit që mëngjesin e sotëm lëvizte me shpejtësi skëterrë drejt qytetit bregdetar.
Siç shihet nga pamjet, mjeti me targa AA 107 XX është një Audi i viteve të fundit dhe një prodhim tepër luksoz. Mjeti i drejtuar nga i riu Igli Madani, mori përpara një mjet tjetër tip Toyota ku udhëtonte një familje nga patosi, e cila ditët e fundit ishte kthyer nga Greqia dhe sot do të shkonte për pushime në Vlorë.
Ndërruan jetë 4 anëtarët e familjes Gushi, Eduart Gushi dhe Silvana Gushi, dhe dy vajzat e mitura të çiftit, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur tre shokët që udhëtonin me Audi: Igli Madani, Glori Selimi dhe Fabi Lamaj.
Si ndodhi aksidenti në autostradën e Vlorës
Makina tip Toyota ku udhëtonte familja me katër anëtarë që fatkeqësisht mbetën viktima, kishte disa ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe sot po udhëtonin drejt Vlorës për të kaluar fundjavën. Në vendin e quajtur “Kripa”, në Panaja, ata janë goditur nga pas nga një mjet tip Audi A6.
Të dy mjetet, ai me viktimat dhe Audi lëviznin me drejtim qytetin bregdetar.
Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi. Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal.
Aq shpejt ka qenë duke lëvizur mjeti tip Audi, saqë kur ka rënë në kanal, ka hapur një gropë të madhe në tokë, shkruan newsbomb.al. Tre të rinjtë që udhëtonin me të, ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.