Makinat shformohen si karton nga aksidenti, 4 të plagosur në Shkodër
September 21, 2021Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Omaraj, në aksin Shkodër-Han i Hotit.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen.
Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Shkak sipas hetimeve të para dyshohet se ka qenë shpejtësia në lëvizje, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
revista.one/