Malpensa, qindra shqiptarë të bllokuar nga pezullimi i fluturimit

Malpensa, qindra shqiptarë të bllokuar nga pezullimi i fluturimit

August 1, 2021 0

Një numër prej 275 pasagjerësh, të linjës “Wizzair” e cila pritej të nisej mbrëmë (të shtunën) drejt Tiranës, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Milanos. Udhëtarëve nuk iu është dhënë asnjë informacion. Sipas tyre, mes pasagjerëve ka edhe shumë fëmijë të mitur, të cilët qëndrojnë në pritje që prej ditës së djeshme në sallat e check-in, ndërsa iu mungon edhe ushqimi.

Mes të tjerash ata sqarojnë se justifikimi i parë për pezullimin e fluturimit ishte fakti që kishte furtunë. “Linja e Milanos, Malpensa ka qysh dje qe nuk niset. 260 persona janë lënë në harresë pas sportelit të check-in, pa sqarime. Pa ushqime dhe pa ujë, vetëm në një ambient të vogël.

Askush nuk prononcohet nga stafi i aeroportit, sikur të jemi dele. Pastaj mos të flasim për COVID-in, s’ka asnjë distancë. Fëmijëve të vegjël iu dhanë nga një shishe ujë.”, u shpreh një prej pasagjerëve shqiptarë.