Maratona e Tiranës, një ukrainase i merr vendin e parë Luiza Gegës
October 17, 2021Në edicionin e saj të pestë, Maratona e Tiranës pati fitues për meshkuj dhe femra të cilët morën edhe shpërblime përkatëse teksa bie në sy fitorja e Valentina Veretskas në garën 42 km për femra duke mposhtur Luiza Gegën, fituesen e edicionit të kaluar në këtë event.
Më poshtë edhe fituesit e plotë e Maratonës së Tiranës ku morën pjesë qindra qytetarë:
Në kategorinë Marathon 42 Km tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Në kategorinë Half Marathon 21 Km tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro
Në kategorinë Tirana 10 Km tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro.
revista.one/