“Marihuanën na e dha Gjiko”, dëshmitarja tregon veprimet e reperit me minorenen
April 10, 2022Sipas medave në Kosovë, organet e drejtësisë kanë zbardhur ngjarjen ku reperi Gjiko thuhet se ka abuzuar me një vajzë të mitur. Tashmë janë plotësuar provat paraprake me foto, video e dëshmi.
Asdren Gjikolli sipas prokurorisë do të hetohet dhe për posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale. Të treja veprat penale janë kryer gjatë harkut kohor 2015-2016.
Në akuzë thuhet se Gjiko ka përdorur substanca narkotike për të dehur të miturën (banore e fshatit SOS) dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Dyshohet se rreperi i ka premtuar vajzës se do e angazhojë në muzikë dhe do e bëjë pjesë të klipeve të tij.
“Nuk më kujtohet data po ka qenë ora 21:00, në banesë te Gjiko, kemi qëndru që të 4 në salon – dhomën e pritjes, aty unë kam konsumuar birrë, [viktima] ka pirë ujë. Ndërsa që të 4 pra unë, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar një cigare marihuanë. Marihuanën na e kanë dhënë Gjiko e V. pasi që ne nuk kemi pasur,” – deklaroi shoqja e viktimës me iniciale A.H.
“Është vërtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje përkatëse të organeve kompetente ka mbajtur një armë, pistoletë e tipit ‘Ekol’ e cila i është konfiskuar nga zyrtarët policor”, thuhet në aktakuzën e zbuluar pasi është bërë kontrolli në banesën e rreperit.
Ndërkohë sa i takon pjesës tjetër, prokuroria thotë se ka dy USB me incizime që vërtetojnë gjithë veprimtaritë kriminale.
Gjiko ka mohuar kategorikisht çdo akuzë duke pretenduar se e ka ndihmuar vajzën dhe e ka mbështetur atë.
revista.one/