Marrëdhëniet me Kiarën dhe Luizin, Ronaldo Sharka: Po pres të më kërkojnë falje

Marrëdhëniet me Kiarën dhe Luizin, Ronaldo Sharka: Po pres të më kërkojnë falje

August 3, 2023 0

Rreth një muaj më parë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë përfshirë në një debat me Ronaldo Sharkën.

Kjo pasi ky i fundit tha se emisioni “Kepi i Vipave” duhej të prezantohej nga ai dhe jo nga Kiara.

Deklarata e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 2 e acaroi artistin shkodran, i cili reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale.

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’. Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followers, ka një limit”, ishte shprehur Ejlli.

Ndërkaq, Sharka tani është pyetur nga ndjekësit se si është raporti i tij me çiftin.

“Nuk e kuptoj përse kaq shumë pyetje dhe kaq shumë kuriozitet. Unë jam njeri që i pranoj faljet, kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë”, tha Ronaldo.

Të njëjtit patën një miqësi të mirë gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

revista.one/