“Martinin e bullizuan për vëllanë”, nëna e Luisit që u plagos tek “Fan Noli”: Epikrizën do ta ndjekim privatisht…

“Martinin e bullizuan për vëllanë”, nëna e Luisit që u plagos tek “Fan Noli”: Epikrizën do ta ndjekim privatisht…

December 5, 2024 0

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 ka folur nëna e Luis Meçes, që u plagos në sherrin mes adoleshentëve, ku ndërroi jetë Martin Cani.

Nëna e të plagosurit ka thënë se Martini është bullizuar për vëllanë. Ajo deklaroi se një burrë e ka goditur Martinin një ditë para ngjarjes së rëndë, duke shtuar se drejtësia duhet të vendoset në vend.

Nëna e adoleshentit të plagosur pranë shkollës “Fan Noli”: Djali ka nisur të lëvizë nga pak. Po, kam folur me djalin. Djali ka thënë gjithçka tek autoritetet. Dua që drejtësia të vendoset në vend. Isha në punë dhe më thanë që kështu ka ndodhur me djalin. Djali im ka qenë shumë i urtë. Martini dhe djali im ishin djem shembullor, se e njihja prej shumë vitesh. Djali im ka qenë në gjendje të rëndë. Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën.

Ma tha një oficer policie. Ai thotë se ka parë dy vetë përballë tyre. Ata janë takuar për një “sqarim”, kishin ofenduar Martinin. Për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin. Luizi sapo ka dalë nga spitali ka shkuar tek babai i Martinit. Djali im është tepër i tronditur.

Lidhur me pyetjen “A vazhdon djali t’i qendrojë versioni të parë të ngjarjes?” (për sy autorë) nëna e Luisit deklaroi se “Po, po vazhdon t’i qëndrojë…”.

 Ajo tregoi se sapo doli nga spitali Luisi nuk shkoi tek banesa e tij, por tek babai i Martinit.

“Luisi atë ditë që doli nga spitali pa ardhur në shtëpi ka shkuar tek babai i Martinit i ka thënë “T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më”, kanë qarë të dy bashkë”, tha ajo.

Pyetjes si e mori vesh Luisi lajmin për vdekjen e shokut të tij, iu përgjigj:

“Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi, kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq donte të ikte pavarësisht se kishte tubin në mushkëri. Është i tronditur, po ndiqet me psikolog. Djali i qëndron versionit, epikrizën kemi vendosur që ta bëjmë vetë privatisht.”

revista.one/