Martohet Lori Hoxha me një ceremoni private

 Martohet Lori Hoxha me një ceremoni private

October 22, 2024 0

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, duket se i ka dhënë fund beqarisë. Ajo raportohet se ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj prej shumë vitesh, edhe pse jetën private e ka ruajtur gjithnjë me shumë fanatizëm.

Si një personazh që ndan rrallë fotografi në rrjete sociale, biondja edhe për këtë nuk ka postuar asgjë.

Lori nuk ka publikuar asnjëherë fotografi me partnerin, gjersa ceremonia thuhet se është zhvilluar në Meksikë. Veç tjerash, nuk ka pamje nga ajo se si u duk bukuroshja dhe po ashtu edhe nga dasma.

Por siç shihet për pamjen e saj u kujdes grimeri Henri Gjata, i cili në Instagram theksoi: “I lumtur që isha pjesë e ditës më të rëndësishme të mikeshës time. L.H të dua përgjithmonë”. Personi që i ka rrëmbyer zemrën thuhet të jetë Ervis Bajraktari.

revista.one/