Matura Shtetërore, pas 30 minutave nga nisja e provimit dalin tezat e Matematikës

Matura Shtetërore, pas 30 minutave nga nisja e provimit dalin tezat e Matematikës

June 17, 2025 0

As nuk kishin kaluar 30 minuta nga nisja zyrtare e provimit të matematikës, dhe rrjetet sociale tashmë “zienin” nga fotot e tezave. Një tjetër skandal në provimet e Maturës Shtetërore u shfaq sot para syve të të gjithëve, si për të na kujtuar se ky fenomen nuk është përjashtim, por rregull.

Për të disatin vit me radhë, siguria e testimeve kombëtare bie për tokë, ndërsa institucionet heshtin. A është ky një dështim i sistemit, apo një lojë e lejuar që ndëshkon të ndershmit dhe shpërblen ata që dinë si të “lëvizin fijet”?

Sipas Ministrisë së Arsimit, mbi 27 mijë maturantë në mbarë vendin i nënshtrohen këtyre provimeve, që duhet të jenë dera drejt arsimit të lartë. Por për mijëra të rinj që ulen në bankat e shkollës me ndershmëri, çdo rrjedhje e tezës është një shuplakë fytyrës dhe një favor për ata që kanë aksesin e duhur në telefon në momentin e duhur.

Provimi i parë, ai i gjuhës së huaj më 3 qershor, kaloi pa bujë. Por që në provimin e dytë, më 10 qershor, u ngritën aludime për rrjedhje të mundshme. 

revista.one/