Mbi 60 afganë dhe 12 marinsa amerikanë u vranë në sulmin vdekjeprurës në Kabul

Mbi 60 afganë dhe 12 marinsa amerikanë u vranë në sulmin vdekjeprurës në Kabul

August 26, 2021 0

Gjenerali Frank McKenzie Jr dhe sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby kanë mbajtur konferencë për shtyp pas dy shpërthimeve vdekjeprurëse pranë një Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

“Të paktën 12 anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën në sulmin në aeroportin e Kabulit”, tha në një konferencë gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA.

“Është një ditë e vështirë sot”, tha mMcKenzie. Theksojmë se në mesin e viktimave janë 11 marinsa dhe një mjek i Marinës, thanë zyrtarët amerikanë.

McKenzie gjithashtu konfirmoi se kanë mbetur edhe rreth 1.000 amerikanë në Afganistan pas sulmit në aeroportin e Kabulit.

Ndërkohë, sulmi terrorist në Kabul sot la më shumë se 60 afganë të vdekur dhe të paktën 140 persona të plagosur, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetit Publik të Afganistanit për CNN.

Në kohën e sulmit vetvrasës, hyrjet në portat e aeroportit ishin të mbushura nga mijëra afganë të cilët kishin frikë nga persekutimi nga talebanët sepse kishin ndihmuar përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në vend gjatë dy dekadave të fundit.

Shërbimi inteligjent britanik kishte paralajmëruar se ka të ngjarë të ndodh një sulm vdekjeprurës

revista.one/