Mbledhin para online për të marrë kujdestarinë e 2 fëmijëve, motrat e aktorit Florind Belliu grumbulluan mbi 28 mijë dollarë ditën e parë

Mbledhin para online për të marrë kujdestarinë e 2 fëmijëve, motrat e aktorit Florind Belliu grumbulluan mbi 28 mijë dollarë ditën e parë

August 11, 2022 0

28.310 dollarë kanë grumbulluar përmes donacioneve në Gofundme deri mëngjesin e të enjtes dy motrat e Florind Belliut që duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë euro, ndërsa me njoftimin që u hap vetëm 13 orë më parë, duket se janë në rrugë të mirë.

Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan.

GoFundMe është një platformë online ku individë, grupe apo organizata mund të kërkojnë e të mbledhin fonde për aktivitete dhe raste të caktuara.

Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.

Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit. Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni. Versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, – në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen e errësohet.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.

revista.one/