“Mbreti shqiptar” arrin në vend para meçit ndaj Maxim Prodan

“Mbreti shqiptar” arrin në vend para meçit ndaj Maxim Prodan

September 25, 2021 0

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur në vendin ku do të zhvillohet meçi i tij i shumëpritur ndaj kundërshtarit, Maxim Prodan. 

Në Tottenham Hotspur Stadium në Londër, do të zhvillohen disa meçe, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.

28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan, të cilit i tregoi vendin gjatë konferencës dhe matjeve zyrtare.

Marku dhe Prodan përballen në duelin e treti në këtë natë të gjatë të boksit, dhe kjo përballje pritet të fillojë rreth orës 19:00.

Megjithatë, rreth dy orë para meçit ka arritur boksieri shqiptar, Florian Marku, në vendin ku do të zhvillohet përballja.

“Mbreti shqiptar ka arritur”, shkruan në postimin ku shihet Marku duke zbritur nga makina e cila e ka sjell në Tottenham Stadium.

Vlen të theksohet se meçi i Markut me Prodanin është në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

“Kam pritur për momente të tilla gjithë jetën. Jam gati. Do t’i bëjë dyja, edhe do të mbrohem edhe do të sulmoj”, ka thënë fillimisht boksieri shqiptar.

“Maxim nuk është ndeshur kurrë me asnjë si unë. Do ta sheh si është. Një nokaut i bukur të të ishte i mirë sot. Do të sillte kontrata të reja dhe gjëra tjera”

“Do të luftojë edhe për shqiptarët”, përfundoi Marku.

Analistet e mediumit DAZN besojnë se ky është meçi më i fortë në natën e sotme, pas atij mes Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk.

revista.one/