Mc Kresha i flet Ilnisës për jetën: Po, unë kam qenë Snoop këlyshi…
December 12, 2024I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Flet” nga Ilnisa Agolli ka qenë reperi i njohur, Mc Kresha, i cili ka treguar shumë rreth jetës personale dhe profesionale.
Bashkëpunëtori i tij prej shumë vitesh është dhe Lyrical Son, ku janë bërë një dyshe e pandarë. Mc Kresha ka dhënë vlerësimin e tij për artistin e njohur…
Lyrical Son është rap artisti, artisti më i nënvlerësuar shqiptar. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, se unë e di për vete, se sa të bekuar jemi që e kemi një njeri të atij kualiteti. Lyrical Son e nxjerr këngën vetë, me kitare e nxjerr melodinë, e thërret kitaristin e i thotë: “Hey, bëje, nxirre”. Gjithmonë është i veçantë, tipik është bohem. Se ne kemi shumë probleme mos harro, duhemi shumë por kemi shumë probleme.
Mc Kresha u ndal pak dhe tek konflikti prej shumë vitesh me Babastars:
E kemi pasur një konflikt me Babastars, me Getin dhe me djemtë. Me Getin nuk kam folur, nëse nuk gaboj, për më shumë se 11 vjet. Edhe kur u takuam kohët e fundit, po qeshnim, thashë: “Aq shumë e kemi marrë seriozisht këtë ‘Beef’, nuk kemi nxjerrë asnjë pare prej këtij ‘Beef’ more vëlla. Jemi hidhëruar, nuk kemi folur, e asnjë lek nuk e kemi shfrytëzuar”. Ndoshta ekonomikisht për të na sjellë të ardhura, por e kemi marrë aq shumë kulturalisht sa që nuk jemi marrë me të në në formë biznesore, siç ndodhi kjo me Kendrick dhe me Drake. Edhe ne si rap artis nuk mundemi t’u pëlqejmë të gjithëve”.
Artisti ka dhe një lidhje shumë të fortë me besimin në Zot, për të cilën u shpreh:
Nuk ka kompromis me Zotin. Zoti me ne mund të bëjë kompromis, sepse asnjëri nga ne nuk e meriton parajsën, por mëshira e Zotit na e jep parajsën. Prandja çështja e besimit është çështje shumë personale. Jam krenar që jam shqiptar dhe e kemi çështjen e besimit shumë personale. Mua më pengojnë ata njerëzit që hyjnë në komente dhe nisin të luajnë Hoxhën ose Priftin, duke të predikuar për fe.
Në një intervistë reperi Snoop Dogg foli për lidhjen e tij me një ves, atë të hashashit. Ti ke pasur ndonjë lidhje si kjo e Snoop-it?
Po, unë kam qenë Snoop këlyshi. Snoop këlyshi, këlysh, t’u pi bar derisa të bëhem gjysh (qesh).
Reperi u ngacmua pak edhe për politikën e Kosovës.
Pjesë nga intervista:
Mc Kresha: Kurti me duket si Adem Demaci, kanë pak a shumë ideologjinë e njëjtë. Gjithsesi nuk jam ai tipi që ka qejf me u perzi me politikën
Ilnisa: Ne lojë po bëjmë
Mc Kresha: Po them se personalisht nuk e njoh, veç e di që Kurti ka qenë një nga studentët më të dalluar. Adem Demaçi është hero kombëtar, është Nelson Mandela i shqiptarëve.
revista.one/