“Me bekimin e Papës…”/ Genar Topalli martohet në Romë me Cindy-n

“Me bekimin e Papës…”/ Genar Topalli martohet në Romë me Cindy-n

September 14, 2025 0

Genar Topalli dhe Cindy Marina i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Djali i Jozefina Topallit ka publikuar ditën e sotme dy fotografi nga ceremonia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Genari shprehet se nga sot nis një kapitull i ri.

Topalli thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari në postimin e tij në rrjetet sociale.

revista.one/