“Me brekë te shtëpia e mamit”, plas sherri mes Eglës dhe Gracianos
February 3, 2024“Me brekë te shtëpia e mamit”, është fjalia që ditën e djeshme shkaktoi debat të ashpër mes Graciano Taganit dhe Egla Cenos në “Big Brother VIP”. Mëngjesin e sotëm balerini teksa po bisedonte me aktoren i ka thënë kësaj të fundit se është shumë i prekur, pasi i ka përmendur familjen.
Egla u shpreh se nuk ia ka dhënë për të keqe por sepse në shtëpinë e mamit mund të kërcesh me brekë sepse është me familjen e tij, ndërsa në “Big Brother” jo pasi është me kolegë.
Megjithatë Graciano i lënduar tha se ai nuk është një tip që rrin me brekë nëpër shtëpi, pasi e ka siklet.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Më përmende familjen
Egla: Jo familje, shtëpia e mamit është shprehje shqiptare. Te shtëpia e mamit zogu jo këtu
Graciano: Unë shtëpinë e mamit e kam të shenjtë
Egla: Po pra shtëpinë e mamit të gjithë e kemi të shenjtë, të gjithë shqiptarët e kanë të shenjtë
Graciano: Po nuk ke nevojë
Egla: Me brekë të shtëpia e mamit të thashë jo këtu, se këtu jemi tek shtëpia e Bigut dhe ka goca që nuk i ke motra dhe as mama, por mund ti kesh kolege, shoqe.
Graciano: Unë jamë një person që nuk sillem kurrë me brek nëpër shtëpi sepse e kam siklet nga vetja ime.
Incidenti
Aktorja i kërkoi që të vishej dhe të mos qëndronte ashtu në shtëpi, gjë për të cilën ka debatuar me Julian Dedën që ditën e parë që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Por balerini i ka kërkuar që të mbulohej derisa ai të vishej, gjë që aktorja e ka refuzuar duke shkaktuar përplasje me Gracianon, i cili nisi t’i kërcente para syve me të brendshme.
Egla: Vish ndonjë bluze, a ndonjë gjë. Hë bir
Graciano: Ti shtrihu pak sa të vishem unë, mbulohu
Graciano: Realisht sa të vishem
Egla: S’do mbuloj kokën unë që të rrish ti ashtu.
Graciano: Sa të vishem, s’do i fus spinin
Egla: T’i fusësh dhe të mos dalësh më ashtu.
Graciano: S’më vendos rregullat ti mua
Egla: Janë rregullat bazë, të sjelljes.
Graciano: Rregullat e sjelljes t’i dije ti pak më mirë për veten tënde
Graciano: Hera e parë dhe e fundit, shko futi joga se të ka dalë efekti. Hera e parë dhe e fundit qe guxon të përmendësh. Negative. S’të vjen turp
Graciano: Egla ka ardhur ora e jogës
Egla: Ik ore, mos më fol fare atë bëj.
revista.one/