Me cilën do ta prezantojë ‘Portokallinë’ Salsano Rrapi?

Me cilën do ta prezantojë ‘Portokallinë’ Salsano Rrapi?

September 6, 2024 0

Spektakli i humorit në Top Channel, “Portokalli”, nis sezonin e ri në tetor. Kjo u konfirmua mëngjesin e sotëm nga Salsano Rrapi, i cili ka treguar edhe datën. Teksa ishte i ftuar sot në “Wake Up”, moderatori tha se Portokallia fillon më 6 tetor dhe se stafi ka nisur me përgatitjet.

Kujtojmë se Xhemi Shehu nuk do të jetë më një nga prezantueset pasi këtë sezon do të jetë pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por Salsano dhe Nevina nuk do të jenë vetëm. Këtë e konfirmoi vetë prezantuesi.

“Në moderim kam dëgjuar që është edhe dikush tjetër, por nuk kam konfirmim zyrtar”, -tha ai sa i përket vajzës që do të zërë vendin e Xhemit.

Na mbetet të presim për të zbuluar se për kë bëhet fjalë.

revista.one/