“Më kanë ngrënë sysh”, aktori u operua 5 herë në 2 vjet
December 19, 2024Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, ka qenë i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ku ka ndarë me publikun disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka zbuluar se vitin e kaluar ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, duke iu nënshtruar pesë operacioneve për shkak të problemeve me zemrën. Edhe pse nuk ka qenë në gjendje optimale, Malkaj theksoi se ka gjetur forcë të vazhdojë të bëjë humor, madje dhe gjatë kohës që ishte i shtruar në spital, duke e argëtuar ambientin dhe pacientët e tjerë.
Biseda në studio:
Pyetje: Ishte një periudhë e vështirë për ju?
Malkaj: Po, ka qenë viti i kaluar dhe ky, ku kam kaluar pesë operacione, disa të lehta, disa më serioze. Tani jam më mirë. Nuk kisha përdorur asnjë aspirinë deri në atë moment.
Pyetje: Si e mbajti energjinë për të kaluar këtë periudhë?
Malkaj: E gjej energjinë te jeta. Të gjithë ata që më shihnin, vraponin për të më ndihmuar. Unë i grumbullova dhe u kërkova një foto. Më erdhi doktori një mëngjes dhe më pyeti: “Si je?” Unë i thashë: “Nëse e njeh doktorin që kujdeset për mua, nuk do më bënit këtë pyetje.” Ai u habit dhe më tha: “Po si unë që merrem me ty?”. Kur më tha që do eci pak nëpër korridor, u mora me të tjerët dhe fillova të bëj shaka me ta.
Pyetje: U ktheve humorin të sëmurëve, duke menduar që ti vetë kishe vetëm sy, nuk kishe gjë nga zemra?
Malkaj: Më hëngrën me sy, më grinë.
Aktori i madh shqiptar, Mehdi Malkaj zgjodhi studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, për të uruar gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.
Një urim zemra nga Malkaj për të gjithë ata që e kanë duartrokitur e vahzdojnë ta duartrokain për emocionet e padundme që ai dhuron sa herë që shfaqet në skenë.
Borakaj: Jemi në ditët e fundit të 2024-ër, një mesazh për shqiptarët për 2025?
Malkaj: Unë jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur ëpr të uruar gjithë njerëzit. Nëse nuk do kishim duartrokitjet e këtyre njeërzve që duartrokasin, nuk do ishim askushi. Unë jam në borxhe të mëdha me publikun se kam marrë shumë duartrokitje. Unë nuk ua laj dot borxhet, por mundohem t’i zvogëloj. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan, jeni yje të gjithë, paçi dritë në familjet tuaja, ose siç thoshte gjyshja ime: U zëntë e mira derën.
Ai tregoi në “Quo Vadis” të moderatores, Pranvera Borakaj, se si ishte larguar nga shkolla, kur shoqet e klasës e qeshën për këpucët e grisura.
Ndërsa duke qeshur tregoi se vite më vonë, ato i kërkuan falje, dhe se veprimi i tyre erdhi në atë kohë pasi ishin vetëm fëmijë.
Pjesë nga biseda:
Malkaj: Unë kisha filluar të isha dikushi që 14-vjeç, dhe më gënjente mendja. Nuk e shmanga dot njeriu këtë që unë jam ky. Ato panë një lëvizje të gishtit të madh të këmbës, ne i kapnim në atë kohë me tele minash, ishin ngjyra ngjyra të bukura, i mbulonim të grisurat kështu, ato e panë. Dhe ja bën shih…
Borakaj: Ti e kuptove?
Malkaj: Unë u fyeva shumë. Fshirësen unë më këmbën e majtë se jam mëngjërash. Ajo në kokë të mësueses e unë shkallëve. Më erdhi mësuesja nga mbrapa Medi s’ka gjë, ne të duam shumë kthehu. Mbas 4 ditësh u futa ën opunë. Puna ishte e rëndë. Kisha brigadiere nënë e Agron Llakajt, Drita një zonjë shumë puntore, bënte punë të rënda. Më vuri të mirrja ca trarë ti vija në vagona, nuk e bëja dot. Njërin e çova, tjetrin e tërhoqa zvarrë, te i treti u ula. Më erdhi më tha çfarë bën? Nuk e bëj dot i thashë. I mori vetë i çoi, të nesërmen më çoi në një punë më të lehtë. Rroga e parë, qef i madh. Puna e parë që bëra ishin që bleva këpucët. Shkova te oborri i shkollës në pushim të madh, shtëtitje që ata të më shikonin.
Borakaj: I panë ato këpucët?
Malkaj: Jo shtrigat nuk i panë.
Borakaj: I mbani mend si emra, jeni takuar me to?
Malkaj: Jo nuk i mbaj mend si emra, nuk jemi takuar. Por në një emision që dola mori njëra në telefon e thotë: Mehdi, o yll, o më i miri, po ishim kalamaj mo. Po ku është ajo tjetra i thashë, është në Australi, të fala bëji. Isha me Ema Andrenë dhe i thashë kjo është një nga ato.
Malkaj ka treguar se nëna e la kur ai ishte ende 5-vjeç dhe se babai u martua pak vite më vonë. I pyetur nëse e pranuan njerkën në fillim, Malkaj tha se askush nuk e hëngri bakllavanë që ajo kishte gatuar.
Borakaj: U martua shpejt babai?
Malkaj: Nuk e mbaj mend këtë, por besoj që po. Diku nga klasa e katërt isha unë.
Borakaj: E pranuat ju?
Malkaj: Në atë kohë nuk ishte e pranon apo jo. E bëri halla atë muhabet, nuk diskutohej më. Por njëra bëri bakllava, nuk e hëngri njeri.
Borakaj: Ti je më i famshmi?
Malkaj: Vllai që është poshtë meje Bekimi që ëhstë në Greqi, më ka bërë një kompliment që nuk ma ka bërë njeri. Më tha o Mehdi ti i ke dhënë mbiemrit emër. Po pse i thashë unë? Isha ën ambasadë më tha se kisha punë e i tashë Bekim Malkaj jam, çfarë e ke Mehdi Malkajn më pyetën? Vëlla i thashë, e ata më futën brenda. I ke dhënë mbiemrit emër, është shumë e bukur, atij i vajti mendja dhe e tha.
Pak javë më parë një mesazh i ndarë nga aktori Arben Derhemi, u keqkuptua nga publiku pasi të gjithë kujtuan se bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të legjendës Mehdi Malkaj.
Por si është të marrësh pjesë në vdekjen tënde? Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua gjigantit të aktrimit shqiptar Mehdi Malkaj këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Duke qeshur Malkaj tregoi se kishte marrë me qindra telefonata dhe mesazhe, dhe se kishite nga ata që ishin alarmuar, por kur kuptonin të vërtetën nisnin të qeshnin dhe ata.
Malkaj: Unë vetë e kuptova vonë se për çafrë më ngushëllonin këta. E kisha për herë të dytë që vdes. Beni u tregua shumë xhentil, për ngjarjen që ndodhi, atij fëmijës ë vogël ai futi këtë batutë: Keq të kesh fëmijë e keq mos keshë fëmijë, keq të kesh fëmijë se ja ta rvasin. Keq mos keshë fmëijë ti vrasin. Keq ri kesh këtu e keq jashët, drama e madhe për oprindërit shqiptarë. Gruaja më mori në telefon, rri rehat i thashë unë se jam gjallë. Vëllai në Itali, vëllai në greqi, të gjithë në alarm. U shqetësuan shumë. Me të qara e kishin marrë ca. Rrini qetësohuni u thashë, se nuk më ka ardhur akoma.
Borakaj: I lexove ti komentet?
Malkaj: Jo, se ishin e njëjta gjë, të rroni vetë.
Borakaj: E dije që të donin shumë?
Malkaj: E kuptova që më donin. Edhe pse ishin tragjike numri i mesazhe ishte i madh,. Ata që më merrnin në telefon e kuptonin shpehjt, më thoshin hë se na nxive jetën, na vdiqe./vizionplus/