“Me kë doni ta ndani podiumin?”/ Romeo dhe Juli përgjigjen, banorët mësojnë finalistët
May 19, 2024Meritoni, Heidi dhe Egla janë tre banorët që i bashkohen Julit dhe Romeos në finalen e madhe të 25 majit.
Gjithsesi, Big Brother vendosi t’i bënte një lojë Romeos dhe Julit, për të zgjedhur se me kë duan ta ndajnë podiumin.
Romeo zgjodhi Heidin, ndërsa Juli zgjodhi Eglën.
Ledioni: Me kë prej tre dëshiron ta ndash podin?
Romeo: Me Heidin.
Ledioni: Shko tek Heidi. Juli me kë dëshiron tan dash podin?
Juli: Me zemrën time Eglën.
Ledioni: Ok mund të shkosh.
Më pas Ledioni i komunikon banorëve se të pestë do jenë pjesë e finales dhe në këto momente shpërthyen fishekzjarrëve dhe të gjithë banorët u lumturuan.
revista.one/