“Më kthyet shpinën”/ Vesa e zhgënjyer, i kthehet Meritonit: Dhatë besën që nëse do të eliminohem…
January 26, 2024Vesa ndihet e zhgënjyer nga Meritoni dhe banorët e tjerë që qëndruan në kazermë.
Në një diskutim me Meritoni, konkurrentja i tha se priste më shumë mbështetje, ndërsa i kujtoi marrëveshjen e bërë se nëse eliminohet, edhe ata do të dalin pas saj. “Por, ju më kthyet shpinën pasi morët vesh se dola në nominim”, tha këngëtarja.
Meritoni: Hyr brenda dhe thuaj Meritoni del në nominim. Nëse më bën të ndihem keq. Kur ti mendon që ne të kemi shtyrë me zor, ne nuk e kemi bërë. Ti e di si ramë dakord aty brenda.
Vesa: Nuk kam thënë me zor
Meritoni: Kur ti thua pa pushim që dola për këtë e për atë… për shoqëri jemi sakrifikuar dhe do të vazhdojmë të sakfrifikohemi brenda dhe jashtë
Vesa: Unë dje nuk fola në asnjë moment që të mos reagoja shpejt, mos t’ju nxirrja keq as juve. Shkova të flija se s’doja të dilja ashtu para kamerave dhe publikut, isha varur komplet. Nuk është çështja te nominimi
Meritoni: Ku është çështja
Vesa: Dola atje, e dhamë besën. Nëse do të eliminohem, do dilni me mua
Meritoni: Po gati jam
Vesa: Tani unë jam në nominim, nëse eliminohem, do të vini pas meje?
Meritoni: Po nëse..
Vesa: Po apo jo? Nga momenti i duartrokitjeve, unë pash dje një kthim shpine. Mund të më nxirrnit para duke i thënë publikut që jeni pas meje. I thoshit publikut që ne e duam dhe na duhet në shtëpi.
Vesa u përlot pas debatit me Meritonin për arratisjen e saj nga kazerma dhe marrëveshjen e bërë me të dënuarit e tjerë.
“Nuk është gjë e vogël se unë dal si budallaqe atje jashtë”, tha këngëtarja, ndërsa Romeo i qëndroi pranë dhe i kërkoi të bëhet e fortë. Më pas, Roza i shprehu mbështetjen duke i thënë se nuk është vetëm, ndërsa e ftoi për një kafe në oborr.
Romeo: Çfarë po bën moj
Meritoni: Unë e kam për të mirën tënde
Romeo: Ti je gango, çfarë po bën
Vesa: Më lini, është në rregull
Romeo: Nuk është në rregull, do ta analizoj unë pastaj
Roza: Hajde pimë kafe te pishina
Romeo: Duhet të jesh më e fortë tani
Roza: Burrnesha e Big Brother-it je. Nuk je vetëm. Do bësh buzët e kuqe, do vish dhe do dalim
Romeo: Tani duhet të jesh më e fortë
Vesa: E di zemër, por nuk i ke parë gjërat si i kam parë unë. Nuk ka lidhje ajo brenda, se unë jam edhe në jetë reale guximtare.
revista.one/