“Më la tre fëmijë dhe iku”, Julia rrëfen divorcin dhe emigrimin në SHBA

“Më la tre fëmijë dhe iku”, Julia rrëfen divorcin dhe emigrimin në SHBA

April 2, 2024 0

Në një rrëfim në “Ftesë në 5”, Julia ka treguar për herë të parë arsyen se përse u divorcua me bashkëshortin e saj të huaj, e po ashtu dhe detaje që kurrë më parë nuk i ka përmendur.

Ajo tha se bashkëshorti i saj në atë kohë, më parë kishte pasur një tjetër martesë dhe kishte edhe dy vajzat. Julia tregon se ato jetonin në Gjermani, ndërsa ajo dhe bashkëshorti dhe vajza e tyre rreth njëmuajshe, në Itali.

Në atë periudhë ish-gruaja e tij pëson një aksident dhe ndërron jetë, dhe Julia zgjedh që dy vajat e mitura të bashkëshortit t’i marrë në shtëpi dhe të jetojnë të gjithë së bashku. Por më pas ajo thotë se i shoqi nuk e përballoi këtë presion dhe u largua me punën e tij në Jemen, duke e lënë atë të vetme me të bijën dhe dy vajzat e tij nga martesa e parë.

Ajo rrëfeu se qëndroi me to deri sa u rritën dhe më pas u rikthye në Shqipëri me vajzën, duke i dhënë fund martesës.

“Ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza me një grua gjermane. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj, ish-bashkëshortja pëson një aksident dhe ndërron jetë. Pa u bërë muaji, unë vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja se ato mund të rrinin në asnjë qendër. Dhe unë u bëra me tre fëmijë, që ishin 11 dhe 13 vjeç në atë kohë. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa që të isha një shoqe për to. Në një moment të caktuar ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën, dhe unë u vendosa pas një viti e gjysmë me tre fëmijë në shtëpi vetëm, 28 apo 29 vjeçe që isha unë.

Unë shkova në Jemen dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pashë se nuk po me jepte një zgjidhje sesi do të shkonte kjo. Por unë nuk mund që t’i lë gjërat pa planifikuar, duhej të kisha një ide se çfarë do ndodhte dhe si do vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18 vjeçe që të mbante motrën e saj, dhe më pas u shkëputa. Pra qëndrova deri sa i bëra mazhorene vajzat e tij. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri” – tha ajo.

Më tej, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Julia Ilirjani, tregoi arsyen përse u largua nga Shqipëria.

Sipas saj, bullizimi që po i bëhej vajzës, që madje kishte tentuar të vriste veten, e detyroi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kur ime bijë u bë adoleshente, filloi pjesa e bullizmit nga shoqet e saj, të cilat filluan ta kërcënonin edhe fizikisht. Dhe unë nuk e kisha kuptuar këtë gjë derisa një ditë gjeta që ajo i kishe prerë të dyja duart, dhe kur pashë një gjë të gjithë si çdo nënë nuk je në gjendje të logjikosh më se çfarë po ndodh rreth teje” – u shpreh Julia.

“Bullizmi që asaj iu shkaktua dhe prerja e duarve që e bënte, dhe pastaj unë si nënë mendova ‘po sikur të presë, të shkojë më poshtë dhe ajo të jetë fatale dhe unë nuk jam në shtëpi’” – tha ish-banorja.

“Sepse me babain e njërës prej vajzave unë kisha punuar dhe e marr në telefon për t’i thënë për këtë gjë, dhe ai nuk deshi të merrej me këtë gjë, dhe ai është një njeri që është në politikë.

Dhe mua më vjen shumë keq që janë kaq indiferentë, qoftë ndaj edukimit të fëmijës së vet, qoftë ndaj asaj çfarë fëmija i vet t’i shkaktojë një fëmije tjetër” – u shpreh më tutje Julia.

revista.one/