Me mbi 13 milionë shitje, “Meant To Be” e Bebe Rexhës renditet kënga e pestë në historinë e Amerikës

Me mbi 13 milionë shitje, “Meant To Be” e Bebe Rexhës renditet kënga e pestë në historinë e Amerikës

February 22, 2024 0

Këngëtarja Bebe Rexha, është e njohur për disa hite ndërkombëtare të saj. Por ndër këngët e saj më të spikatura numërohet “Meant To Be” në bashkëpunim me grupin “Florida Georgia Line”, e cila qëndroi për 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit country.

Ishte kjo këngë që i dha artistes shqiptare nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si Grammy Awars, MTV Video Music Awards, American Music Awards, MTV Europe Music Awards e të tjera.

Tani kjo këngë i ka sjell një tjetër sukses artistes, pasi “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër.

Ky fakt është bërë i ditur nga faqet e fansave të këngëtares, që përcjellin të rejat më të fundit dhe rekordet që thyen ajo.

Në top pesëshe janë edhe hitet “Blank Space” e Taylor Swift, Bad Romance e Lady Gaga dhe “I like it” e Cardi B.

“Meant To Be” zgjoi interesim veçanërisht te popullata amerikane për shkak të zhanrit country, që njëherësh është zhanri më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

revista.one/