“Më mirë të fshish lotët me 500 euro…” Ermal Mamaqi: Si u bëra i pasur
November 3, 2025Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij.
I pyetur nga moderatori i njohur “a ka frikë Ermal Mamaqi për të deklaruar pasurinë e tij?”, ai u përgjigj:
“Absolutisht, e kam shumë të qartë dhe të pastër, sepse jam shumë i kujdesshëm që të respektoj rregullat dhe të bëj gjërat siç duhen. Sidomos kur je personazh publik, pak të të rrëshkasë këmba dhe njerëzit mezi presin.
Më ka ardhur për të qeshur para disa kohësh, kur filluan u çmenden njerëzit nga këto portalet që bëjnë lajme negative sepse shesin. Dhe shikoja njerëzit dhe lexoja këto komentuesit që thonin ‘krimineli’. Dhe pyesja si ka mundësi që ndodh kjo gjë? Pastaj i dhashë vetes një shpjegim, kjo gjë ndodh sepse njerëzit kanë një lloj kënaqësie kur dikush shkon poshtë, sepse në këtë mënyrë justifikon veten që është në atë nivel dhe thonë ‘unë qenkam në rregull’. Në këtë rast, ka shumë gjëra për shumë të tjerë dhe merret pastaj e përgjithshme për të gjithë“.
Kryeministri i vendit tonë ka marrë pjesë në filmin tënd “I Love Tropoja”. E ‘pagove’ Edi Ramën duke e votuar në zgjedhje për ta shpërblyer për rolin që bëri në filmin tënd?
Mendoj që ajo që ai mori mbrapsht nga ajo që ai bëri, është më e madhe se sa thjesht vota ime, një votë e vetme. Ai është një artist, i cili ka dëshirë, e shijon famën, e shijon duartrokitjen, vëmendjen.
Të ndihmoi Rama në financimin e filmit?
Absolutisht jo. Jam shumë i lumtur për këtë, sepse mjaftonte që ai erdhi dhe sponsorët ishin shumë të lumtur që të hynin në një film ku është Rama. Indirekt ndihmoi!
Ti ke ndonjë post në shtet?
Jo dhe nuk kam pasur asnjëherë. Kurrë në jetë nuk kam punuar për shtetit shqiptar, nuk kam ndonjë bordero ku kam firmosur.
Si ka qenë njohja jote me Samir Manen, si i ke krijuar kontaktet me të?
Herën e parë që e kam parë Samir Manen, ndieva që kisha një urrejtje për atë. Isha indroktinuar nga kjo pjesa e popullit, e familljes, e shoqërisë, që ‘ai i piu gjakun punëtorëve, po merr lokët tona’. Por më vonë e kuptova që biznesmeni është ai që e sjell përparimin e një vendi.
Ka shumë njerëz që presin të bëhen miq me këta njerëzit e pasur dhe të suksesshëm. Ti duhet të kesh diçka që atij i duhet. Unë e mësoj gjithmonë në trajnimet që bëj, nuk është e rëndësishme që ti të arrish qëllimin, e rëndësishme është personi që duhet të bëhesh, pra transformimi jot, njeriu që ti duhet të bëhesh që ta marrësh ëtë qëllim. Dhe qëllimet e tua do të prezantohen të realizuara në atë moment që ti ke aq shumë vlera, sa nuk të duhet më ta arrish atë qëllim.
Kur kam rënë në kontakt me të, besoj se ka qenë kur kemi realizuar ditëlindjet e fëmijëve të tij shumë vite më parë. Mbaj mend që ka pasur një momënt nga ato që ndodhin nëpër filma. Unë kam qenë te shtëpia e tij, kam qenë DJ, shumë vite më parë, gati 20 vjet, isha duke rregulluar fishat. Kemi bërë disa party aty. Unë bëja maksimumin kur punoja, si çdo gjë që bëj, jam ‘all in’, do jap çdo gjë që kam, nuk do mbaj asgjë për vete. Dhe në një moment, ai ishte me grupin e tyre të biznesmenëve, shkëputet dhe më thotë: ‘Ka ndonjë gjë që të të ndihmoj unë ty?’ Unë isha në hapat e parë të biznesit në atë kohë, sa kishim ngritur kompaninë dhe duheshin shumë gjëra. Dhe u bllokova në atë moment, shkova në shok.
I thashë, “unë nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetje, por jam kaq i lumtur që ti më pyete dhe ndihem kaq i nderuar, saqë zëre se m’i ke dhënë të gjitha çfarë doja”. Vetëm nga ajo fjalë që unë mora atë ditë, unë ndieva një rritje vetëbesimi për veten dhe kuptova që këta njerëz që janë atje në majë ose në sukses, patjetër që nuk janë njerëz të këqij ose nga ata që unë jam ‘programuar’ të mendoj, por kanë vlera dhe nuk është rastësisht që kanë arritur aty.
I pyetur nga moderatori i njohur ‘nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër?’,Mamaqi u shpreh:
“Unë di këtë gjë, nuk ka rëndësi nëse je në të 40-at apo të 60-at, nuk ka rëndësi. Unë besoj që ke kohë gjithmonë dhe nëse e meriton apo jo të jesh ashtu siç je, besimi im është që po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, ne meritojmë qeverinë që kemi, punën që kemi.
Ne marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron gruan ose burrin që të sillet ashtu, ajo që do marrësh është kjo. Ti toleron veten tënde të hash një tortë, ajo që do marrësh është kalori. Kështu që po, secili e meriton dhe është aty ku është, si pasojë e asaj që ka toleruar”.
Ronaldo: Është ajo shprehja që përdoret nëpër meme: ‘Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër’. Për t’u bërë pak i keq, po shihja daljet e tua të para në “Portokalli”, nuk shiheshe me sy.
Ermal: E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.
Ronaldo: Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që asaj kohe. Dhe të shoh ty tashmë në studio, je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.
Ermal: Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.
A i ndihmon ti njerëzit që të kërkojnë para kur të afrohen tek xhami i makinës?
Kryesisht jap ndonjë gjë që është për të ngrënë, por nuk jap lek. Nuk jap lek sepse në këtë mënyrë ndodhin dy gjëra. E para, ti ato lek nuk ia jep atij fëmijës së vogël, por ia jep babait të tij që po e pret tek cepi. Dhe me sa kam parë dhe i kemi ndjekur në televizione, janë disa grupe të strukturuara kriminale, për aq sa i takon, të cilat administrojnë këto fëmijët dhe i mbledhin lekët, kështu që unë nuk i ndihmoj këto. Dhe nga ana tjetër, ti ndihmon varfërinë, sepse duke e bërë këtë gjest, ti i tregon këtë fëmije që kjo që po bën, po funksionon. Ajo që bëj unë, është që hap xhamin dhe i them shko në shkollë, mos e bëj këtë, puno. Por nuk i ndihmoj me para.
A bën bamirësi?
Bamirësi bëj, bashkë me grupin tim, me ekipin e ‘Ermal Mamaqi training’
revista.one/


