“Më mirë vetëm”, Jasmin Kadriu ndahet edhe nga partneri i ri
August 11, 2021Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, ishte e ftuar para disa ditësh në emisionin “Natën me Aulonën” ku pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur. Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.
“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”- tha ajo.
“Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava”, shpjegoi Jasmina.
Mirëpo duket se ky rrëfim e ka çuar vërtetë drejt ndarjes ish-konkurrenten e “Për’puthen”. Ajo ka postuar sot në Instagram një video të saj, në të cilën duket se është vetëm në shtrat dhe fjalët që ka shkruar i kanë bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo është ndarë.
“Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”- shkruan ajo në status, fjalë të cilat duket se janë si një sulm për ish-të dashurin e saj.
revista.one/