“Më mori 6000 euro”, biznesmeni akuzon Erjola Doçin, ish-banorja e Big Brother ikën nga studio
November 19, 2024Në episodin e djeshëm të “Pa Filtra” ka ndodhur diçka e pazakontë. Igli u shfaq papritur në studio me pretendimin se pasi Erjola Doçi doli nga shtëpia e BBV disa muaj më parë, ra dakord me Iglin për t’i reklamuar biznesmenin me një shifër prej 14 mijë eurosh, 6 mijë prej të cilave i ka marrë parapagim për reklamin në Instagram.
Sipas pretendimit të Iglit, Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin.
“Çfarë është tu ndodh, na morët ftyrën”- U shpreh Erjola teksa e revoluar u largua nga studio me lot në sy:
Françeska Murati e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.
“Një vajzë 26-vjeçe me Range Rover dhe kremëra mijëra euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët. A ke turp? A ke ftyr”- u shpreh Françeska, koment i cili detyroi Erjolën të braktisi studion.
revista.one/