“Më ndodhi një fatkeqësi”- Arjan Konomi flet nga spitali në Jordani: Për pak humba krahun por…

“Më ndodhi një fatkeqësi”- Arjan Konomi flet nga spitali në Jordani: Për pak humba krahun por…

June 27, 2022 0

Opinionisti Arjan Konomi ka lajmëruar së fundmi se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Jordani.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Arjan Konomi u shfaq në spital, për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.” Opinionisti shprehet se ka kryer një ndërhyrje të rëndësishme në krah dhe se gjendja e tij për momentin është më mirë.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Nodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye.”– shprehet Arjani gjatë videos.

Menjëherë kanë reaguar në komente edhe miqtë e tij dhe ish-konkurrentët e emisionit Për’puthen ku ai ishte opninionist.

Konomi duket sikur i ka paraprirë ngjarjes, pasi në një video të shperndarë në rrjetet sociale, shprehet me shaka për aventurën në Jordani ku i është rrezikuar jeta.

Do të dëshironim që Konomit të mos i kishte ndodhur asgjë dhe e gjitha të ishte një shaka.

revista.one/