E rrahën në qeli! Më parë kishte kallëzuar tre policë në prokurori, ja pse Aldi Rama kishte mllef kur e vrau oficerin!

E rrahën në qeli! Më parë kishte kallëzuar tre policë në prokurori, ja pse Aldi Rama kishte mllef kur e vrau oficerin!

October 17, 2021 0

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj më parë efektivet e policisë për dhunë.

Sipas burimeve këllëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqatrajtuar ngë uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Menjëherë pas këllëzimit penal, organi i akuzes është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar proçedim penal për vepren penale “Kryerja veprimesh arbitrare”.

Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës. Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivet e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar.

Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor. Në cilësine e proves materiale është sekuestruar praktika dhe veprimet e bërë nga punonjësit e burgjeve, pas referimit të rastit nga Aldi Rama.

Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldi Rama në asnjërin nga dy rastet kur i është ndaluar. Referuar këllëzimit të penale të bërë nga i riu për dhuënë policore, ka dyshime të forta se ka patur mllef të madh me uniformat blu nda dhe mund ta ketë kryer krimin e rëndë.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanbis në Ishull-Lezhë.

revista.one/