Me pranga dhe këmishë të gjakosur, merret në pyetje shoferi i tragjedisë në Kroaci: Më zuri gjumi…
July 26, 2021Shoferi i autobusit që shkaktoi dje tragjedinë në Kroaci është përballur sot me prokurorin për t’u marrë në pyetje. Ai ka thënë se gjatë drejtimit të makinës e kishte zënë gjumi mbi timon.
Jutarnji shkruan se ka shumë gjasa që ai të mbetet në qeli. Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Brod-Posavina, Damir Brezić u shpreh për mediat se shoferi u mor në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes të gjuhës shqipe, sepse e kupton mirë gjuhën kroate.
Siç shihet dhe në foto, ai shoqërohej nga dy oficerë policie gjatë shoqërimit për në Prokurori, i prangosur dhe çka bie në sy, këmisha e tij ende e gjakosur. Ai mbante një maskë anti-Covid ndërsa ecte me kokën ulur.
Bazuar te ligjet vendase, vepra penale në fjalë, pra shkaktimi i një aksidenti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg, mirëpo nuk dihet nëse do jetë më e rëndë për shoferin, pasi ky aksident ishte me pasojë vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.
Pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, ai është kthyer në spital. Ai do të dalë sërish para prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për paraburgim.
Ndërkaq, mbi 20 pacientë, të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci, janë të gatshëm të lëshohen të hënën nga spitali. Ndërsa, njëri nga pacientët është në gjendje kritike.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Sllavonski Brod, Josip Samarxhiq tha se “dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.
“Dje, në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënduarit e aksidentit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.
10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë; Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë; Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.
Sot Kosova e ka shpallur ditë zie kombëtare.
revista.one/