Me pushime në Ksamil/ Yll Limani po kërkon një vajzë për lidhje dhe ka vetëm një kusht
July 22, 2022Këngëtari Ylli Limani po kërkon një vajzë për lidhje romantike. Artisti ka shpërndarë disa foto nga pushimet e tij të fundit në Ksamil. Dhe me atë rast ka vendosur të shkëmbejë edhe disa batuta duke shkruar:
“Gjitha të mirat po veç edhe një femër për seriozisht edhe u kapëm”.
A ka kushte? Vetëm një: e do për lidhje serioze. Kërkesa e bërë nga plazhi, në momente verore, kur zakonisht lidhjet janë kalimtare, nuk të premton shumë, por Ylli është ndryshe.
Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë.
revista.one/