“Më quajti kur*ë”/ Saide Buzi rrëfen konfliktet me Gertin dhe mamanë e tij: Më dhunoi fizikisht

“Më quajti kur*ë”/ Saide Buzi rrëfen konfliktet me Gertin dhe mamanë e tij: Më dhunoi fizikisht

November 16, 2024 0

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Saide Buzi, ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” debatet dhe përplasjet e forta që kishte me ish-partnerin e saj, Gerti Gjici dhe të ëmën e tij.

Ajo tronditi duke thënë se e ëma e Gertit e quajti atë kur*ë dhe gjithashtu ushtroi dhunë ndaj saj.

“Gjëja që më ka lënduar më shumë ka qenë dhuna që më ka bërë mami i Gertit. Më ka bërë dhunë fizike. Dhe kjo ka ndodhur kur më ka marrë unazën, ma ka marrë me dhunë. Donte të merrte dhe policinë e të më nxirrte jashtë me polici. Dhe më ka quajtur një fjalë që është shumë turp ta thuash. Më ka quajtur kur*ë. Nuses së djalit, t’i thuash atë fjalë është shumë e ulët. Sidomos nga një nënë, nga një prind.

Nuk e kuptova. U stresova dhe u mërzita shumë me ata. Unë po i mbaja distancë, sepse tërë kohën dëgjoja histori: ‘Si t’ia bëjmë letrat, do na marrë pasurinë’, thoshte e ëma e Gertit”, u shpreh Saidja.

Debatet që kishte me ish-partnerin e saj, Gerti Gjici, të cilët bënë një bujë të madhe në programin më të madh të dashurisë, nga i cili dolën çift.

Ajo tregon zënkat dhe debatet që kanë pasur me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës pasi konfirmuan lidhjen e tyre në Për’puthen.

“Zënkat kanë filluar që në fillim të marrëdhënies. Jam munduar që t’i sqarojmë të dy, por asnjëherë nuk e ka bërë këtë gjë. Gjithmonë ka mbajtur kokën lartë, gjithmonë ka thënë që ai është djali dhe ai vendos.

Në fillim më tha që s’do ndiqja asnjë nga çunat e Për’puthen në Instagram. Nuk duhet të kisha kontakte as me gocat, as me çunat. Nuk e kuptoja, thjesht më bënte presion psikologjik. Unë mundohesha t’i mbaja gocave distancë, mos t’i takoja. Herën e parë kemi qenë në Itali, jemi zënë shumë keq. Pastaj herën e dytë jemi zënë prapë kur filluam të bashkëjetonim.

Bashkëjetesa nuk ishte dhe aq e sinqertë dhe aq e mirë në lidhje me mua. Në fillim kur jemi njohur, ka qenë një familje që nënë e bir, unë e adhuroja shumë sepse më kishte munguar te familja ime dhe e doja këtë gjë te ato. Më mbrapa ndryshuan komplet dhe nuk e mora vesh pse. Ajo prapë mundohej të na ndante. Kur zihesha unë me të, ajo nuk mundohej të na pajtonte, por ma hidhte fajin mua, ndërsa djalin e vetë e ngrinte shumë lartë.

Ka qenë një gabimi im. Hera e tretë që unë i thashë se nuk do kthehesha më, nuk do vazhdoja më me të, sepse u zhgënjeva shumë të them të drejtën, ai erdhi në shtëpinë time në Lushnjë, u lut në sy të prindërve, donte të ktheheshim. Fejesa nuk ishte bërë e theksoj prapë. Donte që të ktheheshim prapë. Unë nuk doja që të ktheheshim, por mami ishte ajo që insistoi sepse e ka dashur tepër Gertin. U ktheva dhe i thashë mamit që këtë gjë po e bëja për të. Kur Gerti erdhi te shtëpia, unë nuk i kisha thënë që e kisha mbyllur me atë djalë. U rregullua gjëja, u fejuam, pastaj vendosëm që të shkonim në Itali. Në fillim gjërat kanë qenë mirë, pastaj u ftohën gjërat shumë, tepër shumë. Më ka lënduar aq shumë saqë nuk e ke idenë. Kanë ndodhur shumë gjëra sa që them si ka mundësi që një mashkull të dalë dhe të thotë aq shumë për femrën që ke pasur pranë. Edhe emrin t’ia përmend, ose ta kujtoj si histori, thjesht qaj dhe dridhem e tëra. Ishte një gabim i nxituar, por që shyqyr Zotit tre muaj dhe nuk zgjati më shumë”, u shpreh ajo .

revista.one/