“Më shikonte shtrembër korridoreve”, Valbona Selimllari i përgjigjet Ina Kollçakut 

“Më shikonte shtrembër korridoreve”, Valbona Selimllari i përgjigjet Ina Kollçakut 

December 10, 2023 0

Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Valbona Selimllari e ftuar në “Fan Club DWTS” iu përgjigj komentit të një jave më parë të ish-konkurrentes, Ina Kollçaku.

“Gjëja më absurde që më thotë dikush, unë nuk shoh ashtu as ata që kam inat, është kompleks i tyre, ajo ka bërë debat me veten e saj, unë nuk kam problem, s’më ka mbetur ta tregoj në debat me Inën. S’kam pasur asnjë…biles atë ditë që më ndërpreu fjalën e pashë si një fuqi të një vajze që është e parritur. Nuk ka shans që unë të kem inat ndonjërin prej tyre, mund të bësh debate kur të duash, por e lëmë aty”, tha Valbona.

Lidhur me debatet që krijohen gjatë spektaklit të premteve, ajo u shpreh se është kursyer me komentet negative, ndërsa të gjithë pretendojnë më shumë se sa japin.

“Të gjithë pretendojnë më shumë, këtë energji që harxhojnë me ne ta përmirësojnë në atë që u themi se e kanë gabim. Nuk u kemi thënë 100% të vërtetën, se nuk janë balerinë, janë artistë, që u kemi fshehur gabimet është 100% e sigurt, ata e gjejnë problemin tek Bona”, shtoi ajo.

E pyetur nga moderatorja Kiara Tito se a e ka ndjekur skeçin e humorit, Valbona u përgjigj “jo nuk i ndjek”.

Ajo shprehu se nuk i pëlqen ta imitojnë, ndërsa për Xhemin tha se sipas saj ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë.

“ Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer.  Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.

Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona.

revista.one/