Me sytë mbyllur dhe limuzinë, Big Brother dërgon tri çiftet në fermë! 20 mijë euro, nëse… 

Me sytë mbyllur dhe limuzinë, Big Brother dërgon tri çiftet në fermë! 20 mijë euro, nëse… 

February 14, 2024 0

Për herë të parë tri çiftet e formuara në Big Brother VIP këtë edicion të tretë kanë dalë nga Shtëpia për të shkuar të festojnë në qetësinë e tyre në një ambient të ri, të saporkrijuar, këtë Shën Valentinin.

Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë Sarës dhe Bardhit, Ilnisës dhe Meritonit dhe Romeos dhe Heidit të merrnin gjithçka u nevoitej për të shkuar në një darkë romantike.

Një limuzinë ka pritur banorët në ambientet e Top Channel, ndërsa me sytë mbyllur ata i janë drejtuar ambientit të ri.

Banorët e tjerë janë treguar mosbesues, me Fationin që u shpreh se është gënjëeshtër pasi vetëm limuzina që nuk po i pret jashtë. Në kundërpërgjigje moderatori Ledion Liço u ka ofruar pamjet live duke thënë se: Shihni me sy dhe plasni me zemër.

Ndërkaq, Fationi i bindur është shprehur: Ahh që s’u martova njëçikë.

U nis si një natë romantike, por rezultoi në një darkë plus mision ekstra.

Në ambientet e arenës së “Supersport”, Vëllai i Madh ka krijuar një minifermë të vogël, të mbushur me kafshë të mundshme nga delet te pulat dhe dhitë, për të cilat do të kujdesen tre çiftet tona.

Një zarf i bardhë i mbërritur në Shtëpi ka vënë në dijeni çiftet se nëse përkujdesen si duhet për kafshët dhe e realizojnë si duhet misionin do t’i shtojnë çmimit të madh 20 mijë euro, nëse dështojnë u zbritet nga çmimi i madh 20 mijë euro.

Sfida do të afektojë, jo vetëm 3 çiftet, por edhe banorët brenda shtëpisë.

“Jam i bindur se do të bëni një punë të shkëlqyer dhe do të bini në dashuri me njëri tjetrin. Nëse kjo nuk ndodhë do të kini dele e dhi aty”- u tha Ledioni çifteve.

“Gjatë ditës së nesërme Vëllai i Madh do të japë një tjetër komunikim për banorët ku do të shihet nëse ata do të ndërrohen apo shtohen. Dera e arenës “Super Sportit” do të jetë e mbyllur dhe nuk duhet të ketë asnjë komunikim me banorët sepse përndryshe Vëllai i Madh do të marrë masa”- i paralajmëroi banorët moderatori Ledion Liço.

revista.one/