“Më thotë me eksitove”, Graciano i tregon për Heidin, Romeo përmbahet…
May 13, 2024Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, duke e ofenduar. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të puthet, ndërsa iu drejtua me fjalët “me kë do shtrihesh sot”.
Një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.
Graciano: Fillove me Alfion, pastaj me Fationin.
Romeo: Ore gjigant, unë këtu dhe ti përmend burra? Ça po bën?
Graciano: Janë gjëra që i ka bërë
Romeo: A je normal?
Graciano: A janë gjëra që po i shpik?
Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra.
Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj.
Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është.
Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’ Mua më vjen keq për ty.
Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat.
Një ditë më parë, ata u grindën në lavanderi, ku Graciano i thotë se “nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të futet në krevatin e djemve të shtëpisë”. Heidi e prekur, e ka disktuar me Romeon dhe shprehet se është e ngarkuar emocionalisht.
Graciano: Ti je për turp Heidi Baci, je e turpshme sepse s’ke edukatë, s’ke norma. Kjo je ti. Të vjen keq? Mësohu t’i dëgjosh se kush je ti, mësohu dhe shko shtrihu me Romen atje, me kë do shtrihesh? Me Fationin, me Romeon apo me kë tjetër? Me kë do shtrihesh? Kjo je ti.
Heidi bisedë me Romeon:
Heidi: Jam super e rënduar.
Romeo: Pse çfarë pate?
Heidi: Po, ofendime prapë, me zor po e heq këtë ndjesinë edhe njëherë e kupton?
Romeo: Çfarë ndjesish?
Heidi: Shpëlarjet e forta, e kupton? Me zor po e heq. Ofendime, kujt do i futesh në krevat këtë herë.
Romeo: Kur ta ka thënë dhe kush?
Heidi: Graciano.
Romeo: Kujt do i futesh në krevat këtë herë? Në çfarë sensi?
revista.one/