Media italiane: Ja lista me 24 emrat, pjesë e klanit shqiptar të trafikut të kokainës, mes tyre Visi i Pojës

Media italiane: Ja lista me 24 emrat, pjesë e klanit shqiptar të trafikut të kokainës, mes tyre Visi i Pojës

November 27, 2025 0

Media italiane ka publikuar emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste nga Gjykata e Breshias pasi janë pjesë e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.

24 të dyshuar janë vënë nën masa paraprake (21 në burg, 3 nën arrest shtëpiak), ndërsa janë sekuestruar asete me vlerë 3 milionë euro dhe është rindërtuar një rrjet që dyshohet se ka transportuar më shumë se 1.3 ton kokainë dhe heroinë. Emrat e të gjithë të arrestuarve janë renditur.

Sipas listës së nxjerrë nga mediat e huaja 21 persona janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, mes tyre edhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga Policia e Shtetit shqiptar pas masës së arrestit të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.

Konkretisht në arrest me burg janë lënë shtetasit:

-Vincenzo Bruno

-Arlind Buzali

-Donald Cala

-Gazmend Ferhati

-Elton Gjegja

-Adriatik Hasa

-Erion Kapedani

-Oltion Lala

-Asti Llupi

-Denis Myftiu

-Altin Shehaj

-Gazmend Shehu

-Bledin Doci

-Elvis Doci  i njohur si (Visi i Pojës)

-Juljan Hyka

-Eduard Leba

-Gentjan Shaba

-Ogert Shqevi

-Denis Tafili

-Indrit Tafili

-Klodian Vata

Ndërsa 3 shtetasit e lënë në arrest shtëpie janë:

-Gusseppe Lorio

-Erald Salla

-Enkelejd Tirjaku

Në pranga ka rënë edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.

Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite. Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdonte studimet për të marrë gradën nënkomisar.

revista.one/