Mediat serbe sulmojnë Dua Lipën pasi shfaqet si imazh i “Puma”-s në reklamat e dyqaneve

Mediat serbe sulmojnë Dua Lipën pasi shfaqet si imazh i “Puma”-s në reklamat e dyqaneve

September 4, 2021 0

Gazeta serbe “Novosti” sulmon këngëtaren Dua Lipa. Shkak për këtë është bërë një “billboard” i Duas në dyqanet sportive të këtij shteti.

Që në fillim të artikullit, gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se “si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.

Në shkrimin e kësaj media thuhet se një qytetar ka dërguar një letër në redaksinë e tyre, ku shkruan:

“Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet”

Edhe pse nuk pritej, “Puma” ka marrë menjëherë një vendim. Sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas është hequr nga dyqanet e tyre dhe është zëvendësuar me një tjetër.

Dua është bërë imazh dhe i shumë markave prestigjioze, një prej të cilave është gjiganti “Puma”.

revista.one/