Megi Pojani liston karakteristikat që duhet të ketë i dashuri i saj

Megi Pojani liston karakteristikat që duhet të ketë i dashuri i saj

June 1, 2022 0

Megi Pojani është një nga vajzat më të pëlqyera dhe më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë për vete ndjekësit me guximin dhe për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit. E drejtpërdrejtë u tregua dhe sot, në intervistën për emisionin “Goca dhe Gra”

Moderatoret e pyetën nëse pëlqen ndonjë nga djemtë konkurrentë të “He/She’s On Top”, ku Megi është pjesë e jurisë, ajo u përgjigj: Jo.

Më tej, tha se djali që do të donte të kishte partner duhet të jetë një djalë bazik.

“Dua një djalë bazik, mesatar shqiptar. Që të dëgjojë më shumë se të flasë. Mos të jetë shumë i dhënë pas krijimit të imazhit të vet. E rëndësishme është të më bëjë për të qeshur”.

Kur e ka guximin që të vijë tek unë, kuptohet që ai është i duhuri, theksoi Megi.

Ndërkaq, Dalina Buzi dhe Megi Pojani janë takuar sonte për herë të parë në “Goca dhe Gra” që pas shkëputjes së marrëdhënies së tyre para dy viteve.

Teksa ka sqaruar edhe arsyen e mosmarrëveshjeve mes tyre, Dalina tha se e gjitha ishte nën kontekstin e punës, dhe asgjë personale mes tyre.

“Ishin 5 vajza në serial, ngelën dy deri pa u bërë. Ajo u ndalua aty, ndërpremë marrëdhëniet me të pesta vajzat, ishte shokuese për ndjekësit. Nuk folëm. Që atëherë nuk komunikuam më. Ishte një gjë private biznesi kompanie, ishte një gjë teknike dhe nuk i takojnë fare t’i dijnë njerëzit, ishte shumë provate, jo marrëdhënie private. Kjo ishte domethënë”, sqaroi Dalina.

Nga ana e saj Megi tha se marrëdhënia e tyre ishte mirë, por ajo u tërhoq kur puna po ezaurohej por e pranoi që mënyra sesi është larguar, ishte e nxituar.

“Për mua Anabeli ka qenë diçka që e kam bërë me shumë dashuri,. Kam pasur keqardhje se kisha dhënë shumë nga vetja aty. Ishte periudhë shumë e bukur. Puna ime e parë e mirëfilltë, nuk denim si funksiononin shumë gjëra. Kryesisht ishte marrëdhënie mirëkuptimi. Ajo gjëja po ezaurohej për mua, ne po e bënim për të tretin vit dhe kjo ishte arsyeja, mendoja se jam nxituar për mënyrën e largimit, nodshta nga mosha”, tha Megi.