Meliku la studion, kamerat e kapin të përlotur në prapaskenë
March 12, 2022Në Për’puthen Prime të javës së kaluar, Meliku la në mes përballjen me Lauretën dhe doli nga studio. Ai është kthyer në emision dhe janë transmetuar pamjet kur shfaqet i përlotur në prapaskenë.
“Isha me nerva, nuk ndihesha mirë vetë. Nuk doja të nxirrja një fjalë më shumë. Më erdhi keq, dhe emocionet. Zgjodha të dilja sepse e njoh veten kur jam me nerva dhe nuk doja të thyeja zemrën e dikujt duke u shprehur më keq. Nuk shpresoj të kthehem më mbrapa”, u shpreh Meliku.
Ai ishte deklaruar për Lauretën, po njohja mes tyre nuk shkoi siç duhej dhe zgjodhi që t’i jepte fund.