‘Mendjen e ka te unë’, Stela dhe Lindita kapen keq për Çimin
July 3, 2021Dje në Për’puthen+40, Lindita dhe Stela debatuan ashpër për Çimin. Sipas Linditës, Stela nuk ka siguri për Çimin ndaj e përmend në çdo takim.
Ajo tha se Stela është futur mes saj dhe Çimit, ndërsa konkurrentja u shpreh se është “tjetër rang”.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Lindita: Mos më ofendo mua kur nuk ke siguri për Çimin. Ky është rasti kur ta ka bërë gruaja 8 me 2. I kërkoje Çimit që të të thojë se të do. Ti ke gjetur dhe bën. Nuk ke siguri se po të kishe nuk do më përmendje mua. Merr një letër që ta ketë parasysh.
Stela: Herën tjetër më the që do të bëj për të qarë duke cilësuar se me një lidhje tënde gati kalove në depresion. Këtë po bën dhe ti.
Lindita: Ti u fute mes meje dhe Çimit.
Stela: Me një takim?
Lindita: Po unë me një takim e kam takuar më shpesh se ty. Nuk ke siguri. Unë nuk po futem mes jush. Ai më tha vetë sa më pëlqen parfumi yt. A do të jap pak shpirti? (drejtuar Çimit)
Stela: Ja ky është rangu jot dhe rangu im.
Lindita: Rangut tim ti vish anash
Stela: Ai është i deklaruar për mua dhe kjo është një sjellje shumë e gabuar
Lindita: Mua mos më ofendo. Shih të dashurin tënd që është deklaruar për ty dhe mendjen e ka tek unë.
Stela: Në ëndrrat e tua